“Tempulli” godet sërish, shkon në 96 numri i të ndaluarve

TIRANË– Një 43-vjeçar nga Tirana është arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli”.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg kanabis, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

Në total shkon në 96 numri i personave të ndaluar në lidhje me këtë operacion.