Të fokusuar kundër Spanjës, Maqedonia U-17 humbet nga Sllovakia

Është ndërprerë seria e fitoreve dhe lojërave shumë të mira deri tani e Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut U-17 ndaj Sllovakisë e luajtur në Maltë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian informon Tetovasot.

Të përzgjedhurit e Dashmir Bearit që ka bërë deri tani një punë të shkëlqyer, duket se kanë menduar para kohe për supersfidën që luhet më 28 tetor kundër favoritëve të Spanjës.

Një ditë e zezë gjithmonë ekziston në futboll dhe humbja ndaj Sllovakisë duhet analizuar edhe nga shumë faktorë sidomos edhe në përzgjedhjen e 11- shit startues duke munguar nga fillimi edhe shënuesi kryesorë i superligës në vend Hisar Ali , i inkuadruar vetëm në pjesën e dytë kur me rezultatin 0:4 nuk mund të ndihmonte asgjë.

“Uki” siç e njohin tetovarët dhe Ballistët, Hisar Ali ,selektori Dashmir Beari e ka parë të arsyeshme ta inkuadrojë në pjesën e dytë .

Ndeshja e radhës pritet të konceptohet ndryshe nga strategu Beari për ta rikthyer ekipin tek fitorja gjë që ka ditur ta bëjë shumë herë deri tani .

Ndeshja kryesore ndaj Spanjës do jetë testi më i madh deri tani ndërsa sfida e tretë do jetë kundër vendësve të Maltës.Tetovasot