Spasovski: Fronteks-i në kufirin jugor është një rrjedhojë logjike e bashkëpunimit me UE-në

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në intervistë për gazetën ditore gjermae “Neue OZ” duke u përgjigjur në pyetjen se a është e nevojshme përkrahja nga Agejncioni Evropian FRONTEKS në pjesën e menaxhimit me kufijtë, theksoi:

“Maqedonia e Veriut gjendet në një pozicion shumë specifik gjeografik. Migrantët udhëtojnë nga Greqia, shtet i BE-së, nëpër një vend i cili nuk është antëar i BE-së, kurse pastaj përsëri hyjnë në BE. Kjo është sfidë për Maqedoninë e Veriut dhe për Bashkimin Evropian. Për këtë, logjikisht se duhet të bashkëpunojmë me BE-në në kufi. Në të vërtetë, kjo nuk është asgjë e re për ne. Shtatë vjet bashkëpunojmë me vendet e BE-së në menaxhimin me kufijtë. Sistemimi i Fronteks-it është zhvillim logjik i këtij bashkëpunimi”, tha Spasovski.

Spasovski ishte decid edhe në lidhje me pyetjen për kamp të mundur për refugjatët të BE-së në territorin maqedonas:

“Qëndrimi ynë është i qartë: Në Maqedoninë e Veriut nuk zbatohen procedurat për azil për vendet tjera të BE-së dhe kjo nuk do të ndryshojë. Nëse Maqedonia e Veriut do të anëtarësohet në Bahkimin Evropian, kjo mund të ndryshojë. Por derisa nuk është ashtu, këto qendra do të mbesin të përjashtuara”, theksoi Spasovski.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo