Forca policie kanë shkuar sot pranë shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Berishes i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim.
Ndërkohë me urdhër të SPAK u arrestua dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. Padia në SPAK për këtë dosje është çuar nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit të Partisë Socialiste.