Skenderaj: Zhduket një grua bashkë me foshnjën e saj

Një person në Skenderaj ka raportuar se është zhdukur gruaja e vëllait të tij, bashkë me foshnjën e saj gjashtëmujshe.

Ai ka bërë të ditur se deri me tani nuk kanë ndonjë informatë se ku gjendet, përcjell Klankosova.tv.

“Më datë 05.10.2023 në stacion te policisë është paraqitur ankuesi mashkull kosovar, i cili ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia ka dalë kunata e tij (gruaja e vëllait të tij i cili gjendet në Gjermani) dhe me vete ka marrë foshnjën e saj gjashtë muajsh. Sipas ankuesit deri me tani nuk kanë ndonjë informatë se ku gjendet. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.