Skandali në Vatikan, organizoi orgji në një famulli, jep dorëheqjen peshkopi

Një skandal seksual ka tronditur Vatikanin, ku një prift ka organizuar një orgji në famullinë e tij.

Peshkopi Grzegorz Kaszak ka njoftuar dorëheqjen e tij, u kërkoi besimtarëve që ta “falnin” për “dobësitë e tij njerëzore”, raportojnë mediat e huaja.

Skandali shpërtheu në shtator në Dobrova Gornica, në një famulli në dioqezën e Sosnowiec, ku një nga priftërinjtë organizoi një orgji, duke ftuar edhe një prostitutë.

Rasti ka dalë në dritë, pasi i ftuari ka humbur ndjenjat gjatë mbrëmjes dhe pjesa tjetër e pjesëmarrësve është dashur të thërrasë ndihmën e parë.

“At Thomas Z. dhe dy laikë kanë kryer një shkelje shumë të rëndë të vlerave morale, të cilën Kisha nuk e toleron dhe e dënon ashpër. Ky incident është një skandal për besimtarët dhe protesta publike është e justifikuar”, thuhet në faqen e dioqezës.