Skandal në Brazil: Tre vajza e kaluan natën para ndeshjes së Kombëtares me Neymarin, Richarlisonin dhe Viniciusin
Kombëtarja e Brazilit së fundmi barazoi me Venezuelën (1:1) në kualifikueset e Botërorit 2026, gjë që ishte një surprizë e madhe për të gjithë.
Megjithatë, disa ditë më vonë mediat publikuan historinë se pas atij rezultati të keq qëndronte jeta e shthurur e tre yjeeve të kombëtares, pra një natë para ndeshjes, Neymar, Vinicius dhe Richarlison.
Gazetari i njohur brazilian Mateus Baldi ka bërë të ditur se tre bukuroshe kanë kaluar natën në hotelin ku po qëndronte kombëtarja braziliane.
“Në një regjistrimin audio që qarkullon në WhatsApp, gruaja tregon se Neymar do të jetë me Rebecca Ribeiro, Vinicius me Leticia Sogiro dhe Richarlison me Rita Lopez”, deklaron Baldi, për mediat në Brazil, shkruan lajmi.net.
Gazetarja e lartpërmendur tregon se Rebecca Ribeiro fillimisht publikoi një foto me Neymarin, e më pas kërcënoi me padi.
Gjithashtu, mësohet se po qarkullon një video që tregon se Rebeka është larguar nga hoteli ku po qëndronin lojtarët në orët e para të mëngjesit.
🚨Aqui a fofoca completa https://t.co/bUAoFkdw5D pic.twitter.com/SCIuAnbnhW
— Publiciotário (@Marcelo_Pietsch) October 13, 2023