Të dielën në magjistralen Ferizaj-Kaçanik është arrestuar një shtetase e Shqipërisë e cila e ka sulmuar fizikisht një polic.
“Është arrestuar e dyshuara shtetase e Shqipërisë pasi e njëjta ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor të cilët e kanë ndaluar pasi kishte shkaktuar kundërvajtje në komunikacion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Lidhur me rastin, si pasojë njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.