Milioneri më i ri në vend është vetëm 9 vjeç. Ai vitin e kaluar ka deklaruar të ardhurave mbi 1 milion denarë. Kurse milioneri më i moshuar në vend me denarë është një 97 vjeçar thonë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Ndërkohë me pagë mujore bruto prej 200 mijë eurosh, një banor tjetër i Shkupit është në krye të listës së personave me të ardhura më të larta, thonë nga autoriteti i mbledhjes së taksave. Po ashtu, një 24 vjeçar është milioneri më i ri për vitin 2022 me të ardhura të realizuara dhe të deklaruara nga jashtë, ndërsa një person 77 vjeçar me të ardhura të realizuara prej 92,9 milionë denarë është milioneri më i vjetër në euro. Për vitin 2022 në DAP janë deklaruar të ardhurat bruto gjithsej rreth 6 miliard e 730 milion euro ose 768 milion euro më shumë se viti paraprak. Tatimi personal është mbi 25 miliard denarë. Vjet 28 persona kanë pasur të ardhura mbi 100 milion denarë./Adnan Qaili
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nënës së Sadulla Durakut
- Presidentja Osmani ftohet nga Donald Trump të bëhet anëtare themeluese e Bordit të Paqes
- Toshkovski: Rezultate rekord të MPB – 66 herë më shumë dëm i zbuluar nga korrupsioni dhe niveli më i ulët i kriminalitetit në 20 vitet e fundit
- 15 vite nga “21 Janari”, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke
- Në Gjykatën penale aktvendim për rastin “Geriatria”
- VLEN: Gjetja e 350 mijë eurove te gjykatësi, shkatërron besimin e fundit në sistemin gjyqësor
- SMS të rreme nga sistemi “Qytet i Sigurt”, MPB thirrje qytetarëve: Mos i jepni të dhënat personale apo llogaritë bankare
- 4 persona u shtruan në spital për shkak të klorit në pishinën e hotelit në Ohër
- Si i fshehu gjyqtari maqedonas 350.000 euro në mur?
- Qytetarët protestuan në Tetovë kundër DAP-it për tatimet kur kanë punuar në Irak dhe Afganistan