Shkëndija 2011 ka shënuar një tjetër fitore ,të pestën me rradhë në po aq ndeshje duke qenë lider i padiskutueshëm informon Tetovasot.
Golin e vetëm e shënoi Nardi Bexheti i cili më pas u largua nga loja për shkak të një dëmtimi të rëndë.
Këtë gjeneratë superiore e drejton Ibraim Luma që po bën një punë të shkëlqyer .
Përveç fitores ndaj Skënderbeut,Shkëndija deri tani ka mposhtur Teteksin,Gostivarin,Fit Kid dhe Reçicën duke u arratisur e vetme në kreun e tabelës dhe duke qenë favoriti numër një për të mbrojtur titullin edhe këtë vit që çon në kualifikime në Shkup.