Shekerinska: Gratë më mirë ballafaqohen me sfidat, duhet të jenë më të zëshme dhe të bisedojnë për çështje feministe

Gratë, paqeja dhe siguria janë shumë të lidhura me jetën reale. Gratë shumë më mirë ballafaqohen me sfidat, ato duhet të jenë më të zëshme, por edhe të bisedojnë për çështje feministe, tha dje nënkryetarja e Partisë së Socialistëve Evropianë (PSE), Radmilla Shekerinska në panel diksutimin “Ndikimi i lëvizjes anti-gjinore në agjendën e grave, paqes dhe sigurisë” në kuadër të Akademisë socialdemokrate rajonale për lidership të grave në Shkup.

Shekerinska potencoi se lufta dhe argumentet janë para nesh, mund të angazhohemi me emocione dhe pasion, por duhet të kemi edhe zemër të hapur, pasi nëse nuk e hapim derën për të gjitha gratë, atëherë lëvizja feministe do të dobësohet.