Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri së bashku me Kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, ministrin e Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe rektorin e UKM-së, Prof. Dr. Biljana Angellova sot morën pjesë në orën e parë akademike në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, ku u shënua fillimi i vitit të ri akademik 2023-2024.
Duke Ju uruar suksese të gjithë studentëve, si dhe punë të suksesshme profesorëve dhe gjithë kuadrit që do të angazhohet në nxjerrjen e gjeneratave të reja të qytetarëve të arsimuar akademik, Shaqiri theksoi se shëndetësia është një nga segmentet më të rëndësishme shoqërore dhe se shteti dhe qytetarët kanë nevojë për punonjës shëndetësor cilësor. Kështu që , studentët e Fakultetit të Mjekësisë, siç u shpreh ai, bënë zgjedhje reale, duke u bazuar në radhë të parë në humanizëm dhe gatishmëri për tu ballafaquar me faktorët që sfidojnë jetën dhe shëndetin e njeriut.
– Uroj që të gjithë të prisni momentin e Betimit të Hipokratit dhe më pas të kryeni punën tuaj në mënyrë profesionale dhe etike. Deri atëherë, mësoni nga ata që kanë ndërtuar tashmë shumë breza para jush, por shpërblehuni edhe jashtë këtyre amfiteatrove dhe sallave të ligjeratave. Arsimi është një proces i përjetshëm, nuk përfundon me marrjen e diplomës. Kjo është porosia ime për të gjithë studentët e tjerë në vend, tha Shaqiri.
Gjithashtu premtoj, potencoi ministri, se ne si Qeveri dhe Ministri do të vazhdojmë të kujdesemi për të rinjtë me vëmendje të veçantë dhe t’i avancojmë standardet e studentëve. Ju mbetet që të fokusoheni në thelbin e arsimimit – të fitoni njohuri dhe aftësi me të cilat do të jeni në gjendje t’i përgjigjeni plotësisht detyrimeve të cilat Ju presin në të ardhmen.
Ministri Shaqiri uroi dekanin e ri të Fakultetit të Mjeksisë Prof. Dr. Svetozar Antoviq, tek i cili kolegët, siç theksoi, kishin besimin më të madh që të udhëheqë këtë institucion të arsimit të lartë në tre vitet e ardhshme.