Serbia tenton të shlyhet me “Konferencë Paqe për serbët e Kosovës” në SHBA një muaj pas sulmit terrorist
Tashmë po bëhen një muaj që nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe sytë e perëndimit janë kah Serbia për përfshirjen dhe organizimin e strukturave shtetërore serbe – për çka pritet “hetim dhe zbardhje e plotë”.
Por, Serbia, e përballur me lidhjen direkte të saj në këto sulme, ka provuar të gjejë terren të ri shfajësimi të vetes – në Uashington.
Aleati i kahershëm dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Radoiçiqit, ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriq, ka organizuar një event në SHBA, të quajtur konferencë “për Paqe, Lutje, Stabilitet dhe Drejtësi për Kosovën”; saktësisht e kundërta çfarë synuan më 24 shtator me sulmin terrorist.
closevolume_off
“E sollëm betejën për Kosovën në Uashington, në zemrën e kryeqytetit amerikan, sepse është momenti të tregojmë të vërtetën çfarë po ndodh, por gjithashtu të mobilizojmë komunitetin serb, që janë mëse 1 milionë serbë në Amerikë, për të reaguar, për të qenë në dijeni për faktin dhe të jenë të frymëzuar dhe të motivuar për t’u angazhuar me përfaqësuesit e zgjedhur”, ka thënë Gjuriq