Serbët ndalojnë futjen e një flamuri kuq e zi në stadium, në të cilin ishte emri i qytetit të Tuzit

Mali i Zi është duke luajtur ndeshjen ndaj Serbisë, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Rajko Mitic” të Beogradit.

Para fillimit të ndeshjes, ndaj tifozëve malazezë pati kontroll të rreptë nga autoritet serbe. Madje, kishte edhe flamuj e pankarta që nuk u lanë të futeshin brenda stadiumit.
Një nga flamujt e ndaluar ishte ai me mbishkrimin “Tuzi”, që është qytet me emrin e njëjtë në Malin e Zi. Flamuri gjithashtu ishte me ngjyrat kuq e zi.

Sipas mediumit serb “telegraf.rs”, futja e këtij flamuri brenda u ndalua për shkak se Tuzi është qytet i shqiptarëve dhe kjo mund të merrej pastaj si provokim nga serbët. Arsyeja tjetër ishte edhe për shkak të ngjyrave të flamurit.