Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Guterres, kritika Izraelit: ‘Sulmi i 7 tetorit nuk erdhi nga hiçi! Po shtyp palestinezët prej 56 vjetësh

SHBA- Përplasje pë luftën Izrael-Gaza në OKB.

Ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB në New York është diskutuar për luftën aktuale Hamas-Izrael dhe për tensionet në të gjithë rajonin në Lindjen e Mesme. Mbledhja është shoqëruar me debate, ku sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres tha se sulmi i 7 tetorit nga Hamasi ndaj Izraelit nuk erdhi nga hiçi.

“Është e rëndësishme të pranohet se sulmet nga Hamasi nuk ndodhën në vakuum.Populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet. Ata i kanë parë tokat e tyre të shpërndara vazhdimisht nga vendbanimet dhe të rrënuara nga dhuna. Ekonomia e tyre u mbyt. Njerëzit e tyre u shpërngulën dhe shtëpitë e tyre u shkatërruan. Shpresat e tyre për një zgjidhje politike të gjendjes së tyre janë zhdukur”, tha Guterres, raporton BBC.

Gjatë fjalës së tij, shefi i OKB-së nuk la pa dënuar edhe sulmet e tmerrshme të Hamasit dhe tha se për ato sulme nuk mund të dënohet i gjithë populli palestinez.

“Ankimet e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit dhe ato sulme të tmerrshme nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”, tha ai.

Fjalimi i Guterres, ku ky i fundit shprehu dallimin për shkeljen e qarqeve të ligjit ndërkombëtar humanitar në Gaza, nuk u prit mirë nga përfaqësuesit e Izraelit në mbledhje ku, ambasadori izraelit i kërkoi Guterres që të japë dorëheqjen pasi sipas tij, kjo është tregosh simpati ndaj terroristëve.

“Nuk ka asnjë justifikim për të folur me ata që tregojnë simpati për ata që kanë kryer aktet më të tmerrshme kundër të Izraelit” , tha ambasadori izraelit.

Pas ambasadorit ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen tha sot se nuk do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, kjo pasi shefi i OKB-së kritikoi bombardimet e Izraelit ndaj Gazës.

“Unë nuk do të takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së. Pas masakrës së 7 tetorit, nuk ka vend për një qasje të ekuilibruar. Hamasi duhet të fshihet nga faqja e planetit!”, ka shkruar Cohen në një postim në platformën “X”.

Sulmet izraelite ndaj Gazës vijojnë të intensifikohen, ku u paralajmërua edhe për ndërhyrje nga deti, toka dhe ajri. Deri më tani, sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë, numri i viktimave në Gaza ka shkuar në 5,791, ku përfshihen 2,360 fëmijë, 1,421 gra dhe 295 të moshuar. Ministria tha se janë gjithashtu 16,297 persona të lënduar dhe 1,550 raportime për persona të zhdukur, 870 prej të cilëve janë fëmijë. Shpërthimet gjatë natës të së dielës ishin ndër bombardimet më të qëndrueshme në veri të Gazës në dy javët e fundit.