Situata në Ballkanin Perëndimor dhe angazhimi i përbashkët në këtë rajon do të jetë një prej temave të samitit mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që zhvillohet në Uashington. Por liderët botërorë pritet në fokus të kenë dy krizat më të mëdha në botë aktualisht, përkatësisht për luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe konfliktin mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit. Po ashtu, vëmendje do të marrin edhe raportet tregtare me Kinën. Gjithsesi, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë – që ndërmjetësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga SHBA-ja – situata në Bosnje e Hercegovinë dhe situata e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor janë tema që kërkojnë kujdesin e përbashkët të Uashingtonit dhe Brukselit. Samiti SHBA-BE është i pari që zhvillohet pas më shumë se dy vjetësh. Nikoqir i takimit është presidenti amerikan, Joe Biden, ndërkaq nga BE-ja në këtë samit do të marrin pjesë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ruskoska: Akuzat për rastin „Pulsi“ janë të dështuara – një ministër nga viti 2012 nuk mund të mbajë përgjegjësi
- Shkup: Dy punëtorë ndërtimi i zë dheu poshtë, vijon aksioni i shpëtimit
- Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
- I digjet vetura inspektorit policor në Kumanovë, një tjetër inspektor plagoset me thikë në Likovë
- Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës
- Qeveria thotë se kompanitë vendore po e ulin çmimin e gazit të lëngshëm
- Gashi e Ademoviq flasin për forcimin e bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjës
- LSDM kërkon që ministrave t’iu ndalohet me ligj shtetësia e dyfishtë
- Aksion i madh policor: Hetime ndaj mjekëve për trajtime të paligjshme dhe preparate të pаregjistruara
- Mexhiti: Rexhep Qosja ishte rilindasi i fundit mes nesh, trashëgimia e tij do të mbetet udhërrëfyes ndër breza