Situata në Ballkanin Perëndimor dhe angazhimi i përbashkët në këtë rajon do të jetë një prej temave të samitit mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që zhvillohet në Uashington. Por liderët botërorë pritet në fokus të kenë dy krizat më të mëdha në botë aktualisht, përkatësisht për luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe konfliktin mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit. Po ashtu, vëmendje do të marrin edhe raportet tregtare me Kinën. Gjithsesi, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë – që ndërmjetësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga SHBA-ja – situata në Bosnje e Hercegovinë dhe situata e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor janë tema që kërkojnë kujdesin e përbashkët të Uashingtonit dhe Brukselit. Samiti SHBA-BE është i pari që zhvillohet pas më shumë se dy vjetësh. Nikoqir i takimit është presidenti amerikan, Joe Biden, ndërkaq nga BE-ja në këtë samit do të marrin pjesë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ivanovska: Vetë gjyqtarët thjesht kontribuuan që besimi të bjerë në dy për qind
- Kurti: Serbia e ka kuptuar se jemi shtet
- Lloga: Kam denoncuar në MPB personat dhe profilet që kanë përdorur gjuhë urrejtjeje, dhune dhe racizmi
- 83-vjeçari, babai i dëshmorit të UÇK-së, kërkon vetëm një strehë
- Ministria e Shëndetësisë: Për herë të parë rrregullohen të gjitha produktet me nikotinë me propozim-ligjin e ri për mbrojtjen nga pirja e duhanit
- Mickoski: Në vitet në vijim për dy herë e gjysmë do të rritet nevoja për energji elektrike
- S’ka më cigare më të lira në free-shop në “Evzoni”, pikën kufitare me Greqinë
- Parku Kombëtar “Mali Sharr” arrin marrëveshje me operatorët turistikë
- Nesër protestë para çimentores “USJE”! Ambientalistët kërkojnë mbylljen e fabrikës së çimentos
- Grupi i tifozëve shkakton përlëshje, lëndohen rëndë 2 shkupjanë në Tetovë