Samiti i Berlinit, Rama pret liderët rajonal e evropian në Tiranë (VIDEO)

Scholz u bashkohet liderëve rajonal e evropian në Samitin e Berlinit në Tiranë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u është bashkuar liderëve rajonal e evropian në Samitin e Berlinit në Tiranë.

Scholz është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përcjell Klankosova.tv.

11:33 – Abazoviq: Rama ka sjellë gjithë Evropën në Tiranë

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka mbërritur në Samitin e Berlinit në Tiranë, ku është pritur nga Edi Rama.

Ai ka thënë se kryeministri Rama e ka sjellë gjithë Evropën në Tiranë, përcjell Klankosova.tv.

“Kryeministri Rama ka sjellë gjithë Evropën në Tiranë edhe në Ballkanin Perëndimor, kjo është një shenjë shumë e mirë shpresoj se ardhmëria e të gjithëve është në Bashkimin Evropian”, është shprehur ai.

11:28 – Bërnabiq mbërrin në Samitin e Berlinit në Tiranë

Tashmë ka filluar arritja e liderëve në Samirin e Berlinit në Tiranë.

Aty ka mbërritur edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

11:25 – Rutte për situatën në veri: Shpresoj që të gjithë të ndihmojmë për të ulur tensionet

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka mbërritur në Tiranë, në Samitin e Berlinit.

Ai ka folur për situatën në veri të Kosovës, duke thënë se shpreson që të gjithë të ndihmojnë në uljen e tensioneve, përcjell Klankosova.tv.

“Tensionet në veri të Kosovës, ne natyrisht kërkojmë shumë që të shtensionohet situate, kam folur javë më parë me presidentin, Vuçiq, sot po kështu kam mundësi të flas kryeministren e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës dhe shpresoj që të gjithë të ndihmojmë për të ulur tensionet”, është shprehur ajo.

11:17 – Albin Kurti mbërrin në Samitin e Berlinit në Tiranë, pritet nga Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Samitin e Berlinit në Tiranë.

Aty ai është pritur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, përcjell Klankosova.tv.

Ndryshe, tashmë është duke u bërë edhe pritja e liderëve të tjerë.

10:24 – Begaj për Samitin e Berlinit në Tiranë: Ngjarje e madhe historike

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se mbajtja në Tiranë sot e Samitit të Procesit të Berlinit është një ngjarje e madhe historike.

Ai gjithashtu u ka uruar mirëseardhje dhe punime të mbara delegacioneve pjesëmarrëse, përcjell Klankosova.tv.

“Mbajtja ne Tiranë sot e Samitit të Procesit të Berlinit është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit. I uroj mirëseardhjen dhe punime të mbara delegacioneve pjesëmarrëse”, ka shkruar tutje Begaj.

08:44- Rama tregon sallën se ku do të mbahet Samiti i Berlinit

Sot kryeqyteti i Shqipërisë Tirana, për herë të parë do të jetë organizatore e Samitit të Procesit të Berlinit.

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të rajon do të mblidhen dhe takimet do të mbahen në ambientet e Piramidës.

Para nisjes kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamjet ku do të mbahet ky samit.

Në këtë samit merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.