Rritet besimi i kompanive, ato po investojnë dhe ne do t’ua kthejmë me mbështetje të vazhdueshme 100% me ndryshimet në Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve

Besimi që Qeveria e fitoi nga kompanitë që morën pjesë masivisht në manifestimin “MKEkonomi – Rritet besimi” tregon se jemi në rrugën e duhur për të siguruar rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm përmes investimeve nga kompanitë vendase dhe për këtë arsye do të bëjmë ndryshime në Ligji për Mbështetjen Financiare të Investimeve (LMFI) për pagesë të garantuar 100% për secilën kompani, sipas njoftimit të zëvendëskryeministrit të Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi.

Mbështetja financiare e shtetit për kompanitë vendase është rritur për 11 herë në gjashtë vjet, nga 3,2 milionë euro në 2018 në 35 milionë euro në vitin 2023, thotë Bytyqi në njoftimin e tij, duke shtuar se kjo e ka kthyer portofolin e investimeve në One stop shop për investime, me pagesa 100% të mbështetjes financiare çdo vit, por për të cilën nuk kishte detyrim ligjor.

“Ne e arritëm këtë së bashku me ekipin tim nga njëra anë, kurse nga ana tjetër kompanitë iu përgjigjën me guxim sfidës dhe kjo rezultoi me mbajtjen e punonjësve dhe zhvillimin e kompanive. Prandaj ndryshimet për të cilat po angazhohem që të futen vitin e ardhshëm në Ligjin për Mbështetjen e Investimeve janë që pagesa e mbështetjes financiare nuk duhet të varet më nga vullneti i dikujt. Një nga ndryshimet do të jetë pikërisht ai, një pagesë 100% e garantuar për çdo kompani.

Një nga përfitimet e LMFI është zhvillimi i rajoneve në të gjithë vendin, i cili reflektohet edhe në shifra.

“Nëse në vitin 2018 mbështetja totale në rajonin e Shkupit ishte 45%, në të fundit është 32%, që do të thotë se përqindja më e madhe e mbështetjes shkon për rajonet tjera. Në vitin 2018 në rajonin e Shkupit janë paguar 85 milionë denarë mbështetje financiare, në vitin e fundit 2022 janë paguar 456 milionë denarë. Është rritur për 5 herë mbështetja financiare. Për dallim, mbështetja në rajonet tjera më pak të zhvilluara rritet për 9 herë, ose nga 105 milionë denarë, në 953 milionë denarë mbështetje, për të njëjtën periudhë”, thuhet në deklaratën e zëvendëskryeministrit Bytyqi.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, shprehu besimin se ky trend pozitiv i rritjes së zhvillimit të rajoneve në mbarë vendin do të vazhdojë, duke qenë se këto ndryshime janë miratuar vetëm dy vite më parë.

Rritet besimi i kompanive, ato po investojnë dhe ne do t’ua kthejmë me mbështetje të vazhdueshme 100% me ndryshimet në Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve