Vera Ora, nëna e Rita Orës, ka rrëfyer edhe momentin kur atë dhe bashkëshortin e saj i kanë përjashtuar nga puna në Kosovë dhe janë detyruar të migrojnë në Angli.
Ajo në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se në vitin 1992 janë shpërngulur në Britani të Madhe.
“Njerëzit që kanë migru mendojnë që kanë jetu me një jetë më të mirë por jeta nuk është më e mirë askund se sa në shtëpi. Ka qenë një periudhë jo e lehtë për ata persona që kanë jetu në Kosovë, por është mit ajo që thuhet se jeton diku jashtë edhe është gjithçka perfekt”, tha Ora.
Ajo thotë se ka qenë e vështirë kur kanë mbetur të papunë.
“Secili e ka gjetur ndonjë mënyrë satisfaksioni për ta kaluar këtë gjendje”, tha ajo.
Megjithëkëtë Ora që është psikiatre në Angli tregon që ka punuar edhe me refugjatët ukrainas.