Rekordi i Emiliano Martinez, nuk ka pësuar gol me Argjentinë që nga finalja e Botërorit

Emiliano Martinez vendosi një rekord në “Estadio Monumental” pas fitore 1-0 kundër Paraguait të enjten.

Portieri argjentinas mban kështu portën të paprekur në ndeshjet ndaj Paraguait, Bolivisë, Ekuadorit, Indonezisë, Australisë, Curacaos dhe Panamasë, duke vendosur një rekord të ri me fanellën e Argjentinës.

Emiliano Martinez numëron kështu plot 606 minuta me portë të paprekur, ndërsa nuk ka pësuar asnjë gol që nga finalja e Kupës së Botës, Katar 2022.