Paris Saint-Germain i është rikthyer fitoreve në Ligën e Kampionëve pas humbjes befasuese 4:1 nga Neëcastle xhiron e kaluar.
Sonte në “Parc des Princes” parisienët mposhtën bindshëm 2:0 Milanin, në kuadër të xhiros së tretë.
Një gol në pjesën e parë dhe dy në të dytën ishin të mjaftueshëm për vendasit që t’i arkëtojnë tri pikë mjaft të rëndësishme.
Kylian Mbappe realizoi në minutën e 32-të duke e kaluar PSG-në në epërsi.
Ishte Kolo Muani i cili dyfishoi epërsinë në të 53-tën.
Krejt në fund, Lee Kang-In realizoi për epilogun e këtij takimi, 3:0.
Me këtë fitore, PSG ngjitet në vendin e parë në tabelë me gjashtë pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër, Milan mbetet i fundit me dy pikë gjithsej pas tri ndeshjeve.