Presidenti iranian dhe princi saudit bisedojnë në telefon/ Diskutohet situata për ndalimin e krimeve të luftës të kryera nga Izraeli kundër palestinezëve

Presidenti iranian Ibrahim Raisi dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman diskutuan në telefon situatën në Palestinë.

Në lidhje me përmbajtjen e bisedës, është publikuar një deklaratë nga zëvendësshefi i Çështjeve Politike i Zyrës Presidenciale të Iranit, Mohammed Jamshidi.

Në bisedën telefonike 45-minutëshe mes Raisit dhe Bin Salmanit, e cila ishte e para pas rivendosjes së marrëdhënieve mes Teheranit dhe Riadit pas shtatë vjetësh, është diskutuar situata në Palestinë dhe është theksuar nevoja për ndalimin e krimeve të luftës të kryera nga Izraeli kundër palestinezëve, thuhet në deklaratë.

Gjatë telefonatës është nënvizuar po ashtu rëndësia e unitetit të botës islame dhe është kritikuar mbështetja e SHBA-së për administratën e Tel Avivit, e cila po i vazhdon sulmet e rënda ndaj vendbanimeve civile në Gaza./AA