Fundjavën e kaluar (28/29 tetor) nga ora 23.00 deri në ora 05:00 në zonën e SPB-Tetovë është kryer aksion kontrollues ndaj drejtuesve të mjeteve, nëse dhe sa prej tyre drejtonin automjete nën ndikimin e alkoolit dhe në të cilën janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 15 kundërvajtje (TE -10 dhe GV-5), në numrin më të madh të tyre është konstatuar prej një deri në një e gjysmë promil alkool në organizëm, ndërsa dy drejtues mjetesh (TE-1 dhe GV-1) kanë refuzuar të bënin një test alkoholizues informonTetovasot. Të gjithë kundërvajtësit janë përjashtuar menjëherë nga komunikacioni dhe për ta janë përgatitur gjoba prej 225 deri në 375 euro në kundërvlerë në denarë, ndërsa ata që kanë refuzuar alkotestin me gjobë prej 500 euro në denarë. Po ashtu, shoferëve kundërvajtës përkohësishtë do t’u hiqet patenta e shoferit nga tre muaj deri në një vit. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 15 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-12 dhe GV-3).
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Andonovski: Edhe 20 institucione do të përfshihen në sistemin elektronik të menaxhimit të dokumenteve
- Presidenti malazez uron Shiroka-Pulën: I bindur se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë do të thellohen
- Ushtarët profesionistë protestojnë para Qeverisë, kërkojnë zgjidhje të përhershme për statusin dhe rritje të pagave
- E rëndë! U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori
- Ilire Dauti ia përplas shifrat Dimitrievskit: „Grupi i vogël“ shqiptar është sa gjysma e maqedonasve!
- Mërgim Lushtaku nuk e përjashton mundësinë e kandidimit për kryetar të PDK-së
- Kalaja e Tetovës drejt rrënimit, institucionet ende pa zgjidhje për mirëmbajtjen e saj
- Fshati Matkë pa transport të rregullt, nxënësit ecin 6 kilometra për në shkollë
- “Berisha, mos më leh si qeni pas gardhit”/ Tensionet mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit, debat mes tyre: Çfarë studenteje je ti?
- Nafie Selmani godet Saranda Imerin: Populli nuk kullot, deputete! Kullosin ata që ushqehen me taksat e qytetarëve!