Fundjavën e kaluar (28/29 tetor) nga ora 23.00 deri në ora 05:00 në zonën e SPB-Tetovë është kryer aksion kontrollues ndaj drejtuesve të mjeteve, nëse dhe sa prej tyre drejtonin automjete nën ndikimin e alkoolit dhe në të cilën janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 15 kundërvajtje (TE -10 dhe GV-5), në numrin më të madh të tyre është konstatuar prej një deri në një e gjysmë promil alkool në organizëm, ndërsa dy drejtues mjetesh (TE-1 dhe GV-1) kanë refuzuar të bënin një test alkoholizues informonTetovasot. Të gjithë kundërvajtësit janë përjashtuar menjëherë nga komunikacioni dhe për ta janë përgatitur gjoba prej 225 deri në 375 euro në kundërvlerë në denarë, ndërsa ata që kanë refuzuar alkotestin me gjobë prej 500 euro në denarë. Po ashtu, shoferëve kundërvajtës përkohësishtë do t’u hiqet patenta e shoferit nga tre muaj deri në një vit. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 15 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-12 dhe GV-3).
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Më 11 janar zgjedhjet në Gostivar, Vrapçisht dhe dy komuna tjera ku nuk u arrit cenzusi
- Ekzekutimi i Gilmando Danit, dalin pamjet e atentatit (VIDEO)
- 550 punonjës të Lukoil në Maqedoni rrezikojnë të mbesin pa punë!
- Aksident në Zallbastar, dyshohet për viktima
- BEI Globale forcon partneritetin me Maqedoninë e Veriut
- Aksident në Shkup – automjeti godet një këmbësore
- Lloga: Të besuarit e qeverisë duhet të jenë të besuarit e popullit ndryshe është thirje për rezistencë
- Deponia “Drislla” në gjendje shumë të keqe
- Veliaj i kërkon leje SPAK dhe “Burgjeve” të zhvillojë takimin me monitoruesit e KE
- Taravari: Valbon Limani ka fituar me 62% përkrahje, qytetarët e kanë zgjedhur tashmë