Policia Metropolitane e Londrës ka shtuar patrullimet e saj në zonat e kryeqytetit britanik pas “një numri incidentesh në lidhje me konfliktin” në Izrael dhe Gaza, njoftuan ata gjatë natës nga e shtuna në të diel.
”Ne jemi në dijeni të një sërë incidentesh, përfshirë ato të shpërndara në mediat sociale, në lidhje me konfliktin e vazhdueshëm në Izrael dhe në kufirin e Gazës”, shkroi Policia Metropolitane në një deklaratë, pa dhënë detaje për këto incidente, raporton “EuroNews”.
”Policia ka shtuar patrullimet në pjesë të Londrës për të siguruar një prani të dukshme dhe për të siguruar komunitetet tona”, shtuan ata.
Sekretari i Emigracionit, Robert Jenrick, shpërndau një video në rrjetin social X, që tregonte njerëz që valëvisin flamujt palestinezë në rrugë dhe u binin borive të makinave.
”Këta njerëz të neveritshëm po lavdërojnë aktivitetet terroriste të Hamasit, një organizatë e ndaluar”, shkroi ai. “Nuk ka vend për këtë në Mbretërinë e Bashkuar”, shtoi ai.
Në deklaratën e saj për shtyp, policia e Londrës tha se ishte në kontakt me drejtuesit e komunitetit “për të dëgjuar të gjitha shqetësimet”. ”Kushdo që përjeton sjellje kërcënuese ose është i shqetësuar për sigurinë e tij, kërkohet të kontaktojë policinë”, shtuan ata.
Acton, half an hour ago.
Popped into a cafe for some baklava with the kids and our Ukrainian friends.
People have been brutally murdered, kidnapped and there are people in London dancing.
Just had a reassuring call with the police, if anyone is scared, please call them. https://t.co/fYjXn4zEDF pic.twitter.com/dQjcAsRyDS
— Rachel Riley MBE 💙 (@RachelRileyRR) October 7, 2023