Ata janë ndarë tashmë e ribashkuar disa herë.
Bëhet fjalë për çiftin e shumëpërfolur, reperin Don Xhoni dhe modelen ruse, Ariana Lirey.
Megjithatë, lidhja e tyre ka bërë bujë të madhe për shkak të postimeve në rrjete sociale.
Ndonëse i kanë dhënë fund sërish romancës së tyre, ata vazhdojnë të jenë cak i mediave.
Së fundmi modelja është pyetur sërish në lidhje me reperin kosovar përmes ‘pyetje-përgjigje’ që ka zhvilluar me ndjekësit në Instagram.
“A e do akoma Don Xhonin? Jeni një çift i bukur”, iu drejtua një ndjekëse.
“Jo, e dua lirinë dhe jetën. Nuk më intereson”, u shpreh ajo.
Bukuroshja ka qenë muaj më parë pjesë e një prej klipeve të tij të realizuar në Mal të Zi.