Përdhunuan nënën ukrainase në sy të bashkëshortit, Kievi akuzon dy snajperistët rusë që nën kërcënimin e armës kryen aktin barbar

Dy snajperistë rusë akuzohen për përdhunimin e një nëne ukrainase nën kërcënimin e armës, para syve të bashkëshortit.

Njëri prej tyre akuzohet për sulmin seksual të një nëne dhe të dy vajzave të moshës 15 dhe 17-vjeçe, gjatë pushtimit rus në Ukrainë.
E Yevgeny Chernoknizhniy, 27-vjeç besohet të jetë vrarë gjatë luftës, kurse Vladimir Putin nderoi familjen e tij me medaljen e “heroit”.

Ndërkaq Vadim Shakhmatov, 31-vjeç, është i gjallë dhe jeton në Rusi, ku është i martuar dhe ka një vajzë.

Gruaja e tij Anastasia Shakhmatova, 28-vjeçe, ka refuzuar të japë ndonjë koment kur është telefonuar nga mediat lidhur me akuzat ndaj bashkëshortit të saj.

Ndryshe Rusia nuk pranon të ekstradojë qytetarët e saj pavarësisht krimit të kryer, që do të thotë se drejtësia në Ukrainë zor se do të arrijë ta vendosë prapa grilave.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo