Pendarovski: Nevojitet vlerësim adekuat dhe mbështetje shumë më e madhe e profesioneve inxhinierike dhe popullarizimi i tyre mes të rinjve

Inxhinierët janë fuqi lëvizëse në çdo shtet, ata kontribuojnë për mirëqenien dhe progresin e shoqërive. Vendi ynë nuk mund të jetë përjashtim nga këto trende globale që e diktojnë zhvillimin e ekonomive nacionale, por, për këtë nevojitet vlerësim përkatës dhe mbështetje shumë më e madhe e profesioneve inxhinierike dhe popullarizimi i tyre mes të rinjve, theksoi në fjalimin presidenti Stevo Pendarovski në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore të FIET për arritje të jashtëzakonshme të shkencës maqedonase.

“Jam i nderuar të jem sot me ju në një ngjarje me të vërtetë të jashtëzakonshme të një rëndësie të veçantë për inxhinierinë maqedonase, por edhe në përgjithësi për shkencën dhe shoqërinë maqedonase të profesionistëve teknikë, Instituti për inxhinieri të elektroteknikës, e cila është ombrellë organizatë për më shumë se 420.000 profesionistë nga 190 vende të botës, është i njohur një inovacion maqedonas si e veçantë për njerëzimin”, theksoi Pendarovski.

Shtoi se bëhet fjalë për hulumtim të Fakultetit elektroteknik, në vitin e largët 1988, e emërtuar si Kontroll e parë e një roboti me dallgë truri në botë.

Ai shprehu mirënjohje për Komitetin historik të Institutit për inxhinieri të elektroteknikës që mes deri më tani rreth 200 ngjarje më të rëndësishme, numëron edhe hulumtim të ndodhur në institucionet e RMV-së nga inxhinierë tanë, që është padyshim mirënjohje e madhe.

Ai theksoi se vendosja e një pllake në FIET si një nga institucionet tona më përfaqësuese të arsimit të lartë është një njohje e arritjeve të inxhinierëve tanë që tejkalojnë kufijtë kombëtarë dhe përfaqësojnë një përfitim për mbarë njerëzimin, duke shtuar se duhet të jetë një frymëzim “për të gjithë studentët, të gjithë profesorët, të gjithë inxhinierët e ardhshëm që të krijojnë dhe kontribuojnë në ndërtimin e një bote moderne dhe teknologjikisht të avancuar, por të një bote të krijuar sipas masës së njeriut dhe të vendosur mbi normat dhe standardet më të larta etike”.