Peci: Sulmi në Banjskë kishte për qëllim nxitjen e një kryengritjeje si në Krime

Drejtor i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka bërë me dije se sulmi terrorist në Banjskë kishte për qëllim nxitjen e një kryengritje në veri të Kosovës.

Ai ka treguar se kryengritje do të bëhej sipas stilit rus për aneksimin e Krimesë.

Peci ka vlerësuar se në këtë mënyrë do të aneksohej.

closevolume_off
“Padyshim nxitja e një kryengritjeje përmes stilit tanimë të sprovuar të viteve të 90-ta në Kroaci dhe atij rus në aneksimin e Krimesë, dhe për ta shndërruar KFOR-in de fakto nga një mision të zbatimit të paqes në atë të paqeruajtës, të ngjashëm me UNPROFOR-in në Bosnjë dhe Hercegovinë, që do të nënkuptonte marrjen në kontroll faktit të veriut nga Serbia”, ka thënë Peci.