Ministria e Punëve të Jashtme të Pakistanit njoftoi se duke marrë parasysh situatën aktuale humanitare, Islamabadi dërgoi 100 tonë ndihma për t’u dorëzuar “vëllezërve të saj palestinezë” në Gaza, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Pakistanit thuhet se avioni me 100 tonë ndihma humanitare të përbërë nga mjete mjekësore, tenda dhe batanije, është nisur nga Islamabadi për në Egjipt.
Në deklaratë theksohet se ndihma humanitare do t’i dërgohet popullit palestinez në Gaza përmes Egjiptit.
Të paktën 3.785 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza, ndërkohë në palën izraelite janë vrarë mbi 1.400.
Gaza po përjeton një krizë të rëndë humanitare pa energji elektrike, ndërkohë uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” për të lehtësuar “vuajtjet epike njerëzore”.