Olsi Salihi lojtari universal te gjenerata 2011 e Shkëndijës

Është një lojtarë që u përshtatet disa roleve dhe është truri i skuadrës,prej ku fillojnë të gjitha aksionet e rrjedhshme te gjenerata 2011 si kampion absolut deri tani dhe me shumë ndeshje me skuadra elitare jashtë vendit shkruan Tetovasot.
Që nga sulmues i krahut të majtë ,deri te pjesa defansive e këtij pozicioni dhe madje edhe si mesfushor i fundit.Ky është Olsi Salihi i gjeneratës 2011 që janë Kampionë serikë dhe që aktualisht drejtohen nga Ibraim Luma që po bën një punë të shkëlqyer me këtë gjeneratë këtë sezon si liderë të tabelës.

Olsi shquhet për pasime tepër të sakta dhe është një lojtarë shumë luftarak .Ai është këtu falë të majtës së tij perfekte dhe çdo gjë realizon edhe për shkakun sepse ai bën pjesë në formacionin bazë të kësaj gjenerate loja e të cilëve është mrekullisht e mirë.Një lojë mes shumë pasimesh të panumërta vetëm brenda një aksioni .

Ai është stërvitur edhe nga Zeni,Arifi,Fatih Huseini,Husein Kadriu duke mësuar shumë nga futbolli.Ai ka një potencial të madh që një ditë të veshë bluzën e ekipit të parë të Shkëndijës.Tetovasot