“Një çift i bleu dy bileta në tregun e zi për 500 euro për ndeshjen Shqipëri-Çeki, mbi 20 mijë njerëz do ta shikojnë lojën në shesh”

Edhe disa minuta na ndajnë nga ndeshja shumë e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke.

Fitorja eventuale e kuqezinjve me shumë gjasa do ta dërgonte në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Para ndeshjes, atmosfera në Tiranë është e jashtëzakonshme dhe dhjetëra mijëra tifozë gjenden aty.
Gazetari Arlind Sadiku në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7 tregoi se si një çift i bleu dy bileta në tregun e zi për 500 euro.

Gjithashtu, 20 mijë tifozë do ta ndjekin ndeshjen në shesh.