Ngrohja Globale/ Emetimet e karbonit kërcënojnë pragun e klimës 1.5 C

Emetimet e karburanteve fosile njerëzore po kërcënojnë një prag kyç klimatik dy herë më shpejt sesa mendohej më parë.

Studiuesit kryen një studim dhe vërejtën se kufiri i 1.50C mund të shkelet vazhdimisht deri në vitin 2029, edhe pse ishte parashikuar që kjo të ndodhte në mesin e viteve 2030. Ata thonë se emetimet rekord të dioksidit të karbonit gjatë tre viteve të fundit janë një faktor kyç.

Shkencëtarët thonë se rritja e niveleve të dioksidit të karbonit dhe gazeve të tjera në atmosferë rrisin temperaturat sepse ato bllokojnë rrezatimin e tokës, duke krijuar një efekt serë.

Shifra 1.50 C është një premtimet e bëra nga liderët politikë kur ata nënshkruan marrëveshjen e Parisit për klimën në 2015.

Shifra 1.5C shihet si veçanërisht e rëndësishme për shtetet në zhvillim dhe kombet e vogla ishullore, të cilët kanë frikë se duke shkuar përtej këtij niveli të ngrohjes do të shihnin që oqeanet të ngriheshin për të gëlltitur shtëpitë e tyre.

Me liderët globalë që do të takohen në Dubai pas disa javësh, kjo analizë e re do t’i paraqesë ata me një këndvështrim të zymtë mbi urgjencën e veprimeve më radikale mbi emetimet, nëse duhet të respektohet slogani politik për të mbajtur 1.50C.