Ndodh edhe kjo në Çair/ Fillon ndërtimi pa leje, Ganiu nuk e din kush është pronari!

Çudirat në Çairin e Visar Ganiut nuk kanë të sosur.

Ngjarja e fundit që të habit, po edhe të bën të çuditesh është fillimi i punimeve për ndërtimin e një ndërtese.

Visar Ganiu në emisionin 10 minuta në TV21 ka thënë se punimet kanë filluar natën dhe komuna e inspektorati komunal nuk e dijnë se kush është pronari.

Edhe pse Ganiu thotë se punimet janë ndërprerë, në terren gjendja flet ndryshe.

Ganiu për këtë ngjarje dha arsyetimin e vet.

“Ndërtimi ka nisur në orët e vona të natës dhe ne njoftimin e kemi marrë nga qytetarët. Ne me inspektoratin kemi dalë menjëherë në terren, kur kemi shkuar atje e kemi parë se si disa individë me mekanizëm punojnë. Ata tentonin t’i bindnin inspektorët se kanë leje, por një leje të tillë ua konfirmoj edhe njëherë se nuk kanë, as që kanë dorëzuar projekt dhe as që kanë aplikuar për leje kështu që është një objekt pa leje. Ne e kemi ndaluar”, tha Ganiu.