MPB: Zbardhet plotësisht vrasja në Hrom të Shkupit, është arrestuar autori i veprës penale

Nga MPB thonë se sot rreth orës 14:20 në lagjen Vllae është arrestuar 39-vjeçari A.D. nga Shkupi, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje” dhe “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Ndryshe, sipas Prokurorisë personi në fjalë dyshohet që fillimisht me thikë ka vrarë një person, e më pas, bashkë me nënën e tij ka shkaktuar zjarr në banesë, për ta mbuluar krimin.

“Përkatësisht, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve të gjithanshme operativo-taktike në ditët e kaluara, personi është pikasur në orën 14:10 afër urës “Kombet e Bashkuara”, dhe në momentin që ka tentuar të arratiset është kapur dhe ndaluar në stacion të policisë, pas çka do të sillet para organeve kompetente gjyqësore”, thonë mes tjerash nga MPB.