“Mora Fjalë” – Kënga për Adem Jasharin ndez entuziazmin te tifozët para ndeshjes së Shqipërisë
Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sonte një prej ndeshjeve më të rëndësishme, ndaj Republikës Çeke, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, me fillim prej orës 20:45, shkruan Gazeta Express.
Nga mëngjesi i ditës së sotme, rrugët e Tiranës nisën të mbushen me tifozë – teksa nuk munguan edhe këngët e njohura patriotike.
Një prej tyre që është shndërruar edhe në një himn është “Mora fjalë” e Shkurte Fejzës, që i kushtohet komandantit legjendar Adem Jashari.