Situata në Izrael vijon të jetë e tensionuar, me pamjet më të fundit që tregojnë turistë të shumtë të huaj të bllokuar në aeroport.Teksa presin avionin për t’u larguar nga vendi, pasagjerët janë shtrirë në pistën e uljes së avionëve, ku në sfond dëgjohen sirenat e bombardimeve.Shumë prej tyre shihen të traumatizuar teksa në lot presin të largoheni nga vendi i cili tashmë është tashmë në luftë pas sulmeve me raketa nga militanëtët palestinezë.Kujtojmë se Izraeli dhe Palestina kanë nisur një luftë të re frontale. Ishte Hamasi, organizata palestineze që nisi të shtunën sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite. Në mënyrë të befasishme, persona të armatosur kaluan kufirin, ndërkohë që një breshëri e madhe raketash u lëshuan nga Rripi i Gazës.“Grupi militant Hamas ka nisur një luftë që Izraeli do ta fitojë”, tha ministri i mbrojtjes i Izraelit.Deri më tani në Izrael raportohet për mbi 100 persona të vrarë dhe rreth 985 të plagosur, ndërsa bilanci te palestinezët është edhe më tragjik. Sipas raportimeve, deri më tani janë vrarë 198 palestinezë dhe janë plagosur mbi 1600 të tjerë.Raportohet gjithahstu për shumë civilë dhe ushtarë izraelit, të cilët janë marrë peng nga militantët palestinezë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Shkëndija në Turqi për duelin me Samsunsporin
- Aliu: Kultivimi i kanabisit mjekësor duhet të jetë strikt sipas ligjit; 6 subjekteve u janë hequr licencat (VIDEO)
- Besija Iljazi duhet të kthejë rreth 11 mijë euro të paguara si honorare
- Fillon procesi për kthimin e tatimit të solidaritetit, kompanitë duhet të dorëzojnë kërkesë në DAP
- Procesi Gërdeci në GJKKO, avokati i Mediut kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka
- Shoferi kalimtar zbulon trupin e 25-vjeçarit shqiptar, autoritetet në hetim
- Limani: Nëse gjithçka shkon siç duhet, koalicioni me AKI-në do të vazhdojë edhe në zgjedhjet parlamentare
- Revizioni konstatoi mallverzime financiare tek 5 partitë politike kryesore
- Serwer: Ish-luftëtarëve të UÇK-së po u bëhet padrejtësi e madhe
- Analisti politik Sefer Selimi kritikon ashpër raportet mes VLEN dhe VMRO-DPMNE