Momenti kur një diplomat izraelit goditet me thikë në mes të rrugës në Pekin

Momente paniku u shpalosën në mes të një rruge në Pekin kur një burrë i paidentifikuar sulmoi dhe goditi me thikë një diplomat izraelit.

Në video shihet se autori përleshet me viktimën dhe më pas e hedh në trotuar, para se ta godasë me thikë, në syve të habitur të kalimtarëve.

Viktima më pas ngrihet dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa autori largohet duke çaluar.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Izraelit, ai është shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme, ndërsa po hetohet për motivin e sulmit, i cili nuk ndodhi në ambasadë.

Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Izraelit lëshuan një paralajmërim dje të enjten për të gjithë izraelitët dhe hebrenjtë që jetojnë jashtë vendit që të jenë veçanërisht të kujdesshëm ditën e premte, ( 13 tetor) për shkak të thirrjes së dërguar nga Hamasi drejtuar mbështetësve të saj në mbarë botën për të marrë pjesë në të ashtuquajturën ” Dita e tërbimit” .

Protestat pro-palestineze që do të mbahen në vende të ndryshme dhe mund të rezultojnë në incidente të dhunshme që synojnë izraelitët dhe hebrenjtë, thuhet në paralajmërim.