Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store shkarkoi ministren e tij të Punëve të Jashtme, Anniken Huitfeldt, pas një skandali të lidhur me blerjen e aksioneve, edhe si pjesë e një riorganizimi të qeverisë së tij të qendrës së majtë.
Më 30 gusht, Anniken Huitfeldt, e konsideruar prej kohësh trashëgimtarja e dukshme e Store, zbuloi se bashkëshorti kishte blerë aksione “në sasi shumë më të madhe se sa ajo kishte besuar ajo pasi mori detyrën ministrore.
Këto investime, veçanërisht në grupin e mbrojtjes ”Kongsberg Gruppen”, i cili përfitoi nga kontratat publike në sfondin e luftës në Ukrainë, ngritën çështjen e konflikteve të mundshme të interesit.
”Kërkoj thellësisht falje që kam bërë gabime në lidhje me aftësinë time për të marrë vendime në mënyrë të paanshme”, tha ministrja 53-vjeçare laburiste.
Një komision parlamentar ka nisur një hetim për këtë çështje. Policia vendosi se nuk kishte nevojë ta bënte këtë.
”Çështja e blerjeve dhe shitjeve të aksioneve është pjesë e arsyeve të largimit të saj, por nuk është e vetmja”, Store në një konferencë shtypi.
Kryeministri përmendi veçanërisht mesazhin e mosbesimit të dërguar në fillim të shtatorit nga votuesit gjatë zgjedhjeve lokale, të cilat rezultuan në një pengesë të hidhur për Partinë Laburiste.
“Unë besoj në versionin e Anniken se ajo nuk ishte në dijeni për transaksionet e aksioneve të bashkëshortit”, theksoi ai.
Huitfeldt do të zëvendësohet nga Espen Barth Eide, i cili tashmë ka mbajtur këtë post në të kaluarën (2011-2012) si dhe atë të Ministres së Mbrojtjes (2012-2013), dhe që deri më tani ishte ministër i Klimës dhe Mjedisit.