Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Të paktën 232 palestinezë të vrarë

Të paktën 232 palestinezë u vranë në Gaza të shtunën dhe 1,697 të tjerë u plagosën, thuhet në një deklaratë nga ministria palestineze e shëndetësisë në Gaza.

Ministria në fjalë nuk dha një ndarje se ku ndodhën vdekjet dhe nëse vdekjet përfshinin militantë të Hamasit ose civilë në Gaza.

“Ekipet mjekësore po punojnë ende me të gjithë kapacitetin e tyre për të shpëtuar dhjetëra raste serioze dhe kritike në sallat e operacionit dhe njësitë e kujdesit intensiv” – tha ministria.
Ministria u bëri thirrje “institucioneve humanitare dhe të ndihmës që të punojnë menjëherë për të mbështetur nevojat emergjente të spitaleve të Rripit të Gazës”.

Vdekjet vijnë pasi forcat e mbrojtjes izraelite kryen sulme në përgjigje të një sulmi të befasishëm në mëngjes nga Hamasi që la rreth 70 izraelitë të vdekur, sipas autoriteteve izraelite.