Ministri Shaqiri: Brenda një viti pagat në arsim janë rritur për 35 për qind (VIDEO)

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Dr.Jeton Shaqiri në intervistë për portalin Politiko.mk, i pyetur mes-tjerash edhe për rritjen e pagave në arsim ka deklaruar se brenda një viti punonjësve të arsimit u janë rritur pagat për 35 për qind.

“Brenda një viti punonjësve të arsimit u janë rritur pagat për 35 për qind. Të gjithë këtë e kemi arritur nëpërmjet një bashkëpunimi. Edhe mëtej do të punojmë për të rritur pagat. Të gjithë mësimdhënësit nga muaji shtator marrin rroga me 15 për qind rritje. Në këtë kohë kemi pasur edhe rritje të pagave në arsimin e lartë rreth 30 për qind brenda një periudhe kohore një vjeçare. Do të vazhdojnë edhe periudhën e ardhshme” , thotë Shaqiri për Politiko.mk

Ministri Shaqiri thotë se pagat në arsim do të vazhdojnë të jenë në rritje edhe për vitin e ardhshëm, sepse, siç thotë ai, shihet se ka një motivim të mësimdhënësve në arritjen e rezultateve sa më të mira në të gjitha nivelet e arsimit.