Ministri i Brendshëm i Francës me akuza të rënda drejtuar Benzema-s: Ka lidhje me grupin terrorist “Vëllazëria myslimane”
Ministri i Brendshëm i Francës Gerald Darmanin, e ka trazuar rrjetin gjatë ditës së djeshme në lidhje me deklaratën e tij për futbollistin Karim Benzema.
Ai tha se Benzema ka lidhje me grupin terrorist “Vëllazëria myslimane”.
“Ne kemi mbyllur më shumë se 1100 qendra islamike dhe po i referohem në mënyrë specifike zotit Karim Benzema i cili ka lidhje famëkeqe, siç e dimë të gjithë, me Vëllazërinë Myslimane”, tha ministri i Brendshëm francez.
“Vëllazëria myslimane”, është shpallur terroriste në SHBA, Francë, por edhe shtete tjera.
Deklarata e Darmanin, vjen pasi fituesi i “Topit të artë” reagoi pas bombardimit të spitalit në Gaza, ku vdiqën qindra persona.
“Të gjitha lutjet tona për banorët e Gazës që janë edhe një herë viktima të këtyre bombardimeve të padrejta që nuk kursejnë gra e fëmijë”, tha Benzema.
E shkrimi i Karim Benzema, shkaktoi reagime të mëdha.