Mickoski: Tema e ndryshimeve kushtetuese është mbyllur!

Tema e ndryshimeve kushtetuese është e mbyllur. Nuk ka asnjë argument që kam dëgjuar nga skena e brendshme politike dhe nga bashkësia ndërkombëtare që do të na bindë ndryshe, tha sonte lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

“Kur bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese në këto kushte, të cilat ne i quajtëm diktim bullgar, VMRO-DPMNE dhe grupi parlamentar nuk e bëjnë këtë sepse janë kokëfortë apo sepse synojmë ta pengojmë Qeverinë. Nuk ka asnjë argument që kam dëgjuar, pavarësisht nëse është nga skena e brendshme politike apo nga bashkësia ndërkombëtare, që do të na ndryshonte mendjen”, tha për “Sitel” Mickoski.

Mickoski e vlerësoi si marrëzi dhe çmenduri tezën se me mos miratimin e amendamenteve kushtetuese për herë të parë do të bllokohemi në rrugën evropiane.

“Është marrëzi dhe çmenduri, sepse ai që e pranoi këtë marrëveshje pa u konsultuar me opsionin kryesor politik në vend dhe me popullin, vendosi veton mbi veten sepse tani nuk mund ta përmbush, e kjo është treshja Pendarovski – Kovaçevski – Osmani. Kur e pranuan këtë pa bërë një konsultim më të gjerë, atëherë bënë një gabim kyç politik, sepse pranuan diçka që nuk mund ta përmbushin”, tha Mickoski.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo