Mickoski kundër Mickoskit: “Evropa është në konfuzion” është e reja “Evropa po bën komplot ndaj VMRO-së”

Mickoski po kundërshton vetveten. Pasi më parë tha se bota dhe Evropa bënë komplot kundër VMRO-DPMNE-së, ai tani ndryshoi retorikën e tij dhe pretendon se Evropa ishte mashtruar nga politikat ruse në Ballkan.

Partia që e mbajti vendin në izolim për 10 vjet, e cila bojkotoi referendumin për NATO-n dhe BE-në dhe e cila sot po e bllokon procesin e negociatave me BE-në, sipas Mickoskit, “gjithmonë ka qenë properëndimore”.

“Dhe më vjen shumë keq që përsëri, përsëri për të disatën herë, Evropa është mashtruar nga politikanët kriminelë në Maqedoni dhe në Ballkan dhe duke përmbushur interesat bullgare, fatkeqësisht është peng i politikës ruse në Ballkan. Maqedonia dhe VMRO-DPMNE gjithmonë në histori kanë qenë dhe aspiruar dhe kanë pasur orientim properëndimor. Nuk ka pasur asnjë dilemë që nga formimi deri më sot”, tha Mickoski sot në Konferencën e Dytë Vjetore të Unionit të Veteranëve të VMRO-DPMNE-së në Strumicë, informon PRESSonline.al

Pas deklaratës së tij, Mickoski tashmë është bërë objekt talljeje në rrjetet sociale.