Michel kërkon rifillimin e furnizimeve në Gaza

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel kërkoi sot rifillimin e furnizimeve në Gaza, që gjendet nën bombardimet izraelite.

”Vlera universale dhe dinjitet njerëzor. Gjithmonë dhe kudo. Kjo është zemra e BE-së”, shkroi në X presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

”E drejta ndërkombëtare dhe e drejta ndërkombëtare humanitare duhet të respektohen. Furnizimet bazë duhet të arrijnë pjesën më vulnerabël”, shtoi ai.

Michel përsëriti fjalët e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për nevojën që Gaza të mos lihet pa furnizime.