Messi për Barcelonën: Kisha fatin që të isha në ekipin më të mirë në botë, nuk e kam imagjinuar kurrë një karrierë të tillë

Lionel Messi fitoi sonte “Topin e Artë” për herë të tetë në karrierën e tij, duke shkruar kështu një tjetër rekord historik.

Pasi pranoi trofeun, ylli argjentinas tha se nuk e ka imagjinuar asnjëherë që mund të ketë një karrierë të tillë.
“Nuk e kam imagjinuar kurrë karrierën që kam pasur. Unë kam pasur fatin, falë Zotit, që kam arritur të gjitha objektivat e mia, kam arritur gjithçka në futboll, gjë që është shumë e vështirë”, tha fillimisht ai.

“Unë pata fatin siç tha Aitana (fituesja e ‘Topit të Artë’ te vajzat dhe mesfushorja e Barcelonës) më parë që të isha në ekipin më të mirë në botë, ekipin më të mirë në histori që e bën gjithçka më të lehtë për të fituar më shumë tituj, gjë që çon në çmime individuale,” shtoi 36-vjeçari.
Messi pastaj foli edhe për betejat e tij me Argjentinën, ku ka përjetuar shumë ulje-ngritje, duke përfshirë një shqyrtim të shkurtër të tërheqjes nga kombëtarja pas humbjes në finalen e vitit 2016 në Copa America.

“Kam pasur shumë momente të vështira, mbi të gjitha me kombëtaren e Argjentinës … ku gjërat nuk shkuan mirë për mua. Dhe do ta them përsëri, nuk i kam lëshuar kurrë krahët, kam vazhduar të luftoj për të arritur Kupën e Amerikës [në 2021], për të fituar Kupën e Botës [2022] dhe jam shumë krenar që nuk kam ngecur në përpjekjet e mija, duke qenë në gjendje për ta arritur atë”, deklaroi Lionel Messi.