Lionel Messi është kandidati kryesor për fitimin e Topit të Artë 2023, edhe pse Erling Haaland, i cili shënoi pafund dhe fitoi gjithçka me Manchester Cityn, është një rival i fortë për çmimin prestigjioz.
Gjithsesi, “pleshti”, i cili realizoi ëndrrën e madhe për të fituar Kupën e Botës me Argjentinën e tij, cilësohet në masë të gjërë si favorit.
Nëse ia del, atëherë do të fitonte Topin e Artë për herë të tetë në karrierë!
Legjenda argjentinase, që aktualisht luan në MLS me Inter Miami, nuk i ka kursyer elozhet për Karim Benzema, fituesin në fuqi të Topit të Artë.
“Benzema e meritoi vërtetë fitimin e Topit të Artë. Si për sezonin e jashtëzakonshëm që pati me Realin, ashtu edhe për karrierën e tij. Karim është një futbollist i mrekullueshëm. Çmimi që fitoi është i rëndësishëm për për të dhe futbollin”, theksoi Messi në lidhje me sulmuesin e Al-Ittihad në Arabinë Saudite.