Mesazhet e pesëshes: Me Kurtin e folëm një plan – të themelohet Asociacioni – sulmi i 24 shtatorit ka ndryshuar shumë gjëra

12:25 – Lajçak: Gjithmonë kemi një plan, e diskutuam atë me Kurtin – do ta bëjmë edhe me Vuçiqin

Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se bashkë me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, kanë diskuat një plan për rrugën përpara pas sulmit terrorist në Banjskë.

Lajçak bëri të ditur se të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pas vizitës që pesëshja diplomatike do ta kenë në Beograd.

“Gjithmonë kemi një plan. Pra, po kemi një plan dhe i kemi diskutuar këto plane me Kurtin dhe do t’i diskutojmë me Vuçiqin. S’ka alternativë ndaj dialogut, pasi dialogu sjell normalizim dhe hapin shtegun e BE-së për Kosovën e Serbinë”, tha Lajçak, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Lajçak tha se nëse s’ka dialog, mund të ketë përsëritje të përshkallëzimit të situatës.

Pjesë e takimit me Kurtin ishin edhe emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë.

12:11 – Lajçak: Unë e mbaj anën e BE-së – sulmi i 24 shtatorit ka ndryshuar shumë gjëra

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka ndryshuar shumë gjera.

Lajçak bëri thirrje që sulmi të hetohet plotësisht dhe sulmuesit të përballen me pasojat, teksa shtoi ndaj dialogut s’ka alternativë, pasi i njëjti sjell normalizim të marrëdhënieve.

“Gjithmonë kemi një plan. Pra, po kemi një plan dhe i kemi diskutuar këto plane me Kurtin dhe do t’i diskutojmë me Vuciqin. S’ka alternativë ndaj dialogut, pasi dialogu sjell normalizim dhe hapin shtegun e BE-së për Kosovën e Serbinë”.

“Dialogu duhet të vazhdojë dhe është më i rëndësishëm se ndonjëherë sepse nëse s’ka dialog mund të ketë përsëritje të përshkallëzimit dhe këtë s’e duam as ne as ju. Proceset po vazhdojnë. BE-ja dhe NATO-ja janë të angazhuara në përcaktimin e fakteve dhe shpejt do të informoheni për këtë”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

I pyetur për akuzat e bëra nga pala kosovare se ai po e mban anën e Serbisë në dialog, Lajçak tha se “junë e mbaj anën e BE-së”.

“Janë ngjarje të paprecedente dhe shumë serioze dhe BE-ja do të insistojë për hetime të plota dhe konstatime të qarta që nuk ka shmangie për sulmuesit”, tha ai.

Pjesë e takimit me Kurtin ishin edhe emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë.

12:05- Lajçak pas takimit me Kurtin: Ngjarjet e 24 shtatorit treguan se normalizimi është më urgjent se kurrë – të lëvizet në themelimin e Asociacionit

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur pas takimit që pesëshja diplomatike kanë pasur me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Lajçak tha se me Kurtin folën për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë dhe përparimit në implementimin e marrëveshjeve të kaluara.

“Kemi dëgjuar me kujdes qëndrimet e Kurtit dhe brengat e tij për sa i përket situatës së sigurisë në veri të Kosovës dhe dua të them se sulmi ndaj PK-së nga individë të armatosur është përshkallëzim i qartë”.

“I shprehëm ngushëllime kryeministrit Kurti dhe kemi dënuar fuqishëm sulmin e 24 shtatorit. E bëmë të qartë se të gjithë sulmuesit duhet të vijnë para drejtësisë dhe presim bashkëpunimin e plotë të Serbisë dhe angazhim konkret në këtë drejtim”.

“Ngjarjet e 24 shtatorit e sqaruan qartë që de-eskalimi dhe normalizimi janë më urgjent sesa kurrë. Çfarëdo lloji kushtëzimi apo vonese është e papranueshme dhe presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin obligimet e dialogut”, tha Lajçak, njofton Klankosova.tv.

Më tej, emisari special i BE-së tha se ngjarjet e 24 shtatorit nuk mund ta ndryshojnë faktin që Kosova dhe Serbia kanë lidhuyr një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, teksa theksoi nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Kurti ka përgjegjësinë për të avancuar marrëdhëniet e tilla dhe nëse Kosova do të bëjë progres drejt BE-së dhe duam të theksojmë nevojën për të lëvizur në kuptimin e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pa vonesë”.

“Pa këtë s’mund të ketë progres në shtegun evropian të Kosovës. E çmojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet tona dhe tash do të vazhdojmë me misionin tonë në Beograd”.