Mbështetën publikisht Palestinën, Gigi Hadid dhe familja e saj marrin kërcënime me vdekje

Modelja e njohur, Gigi Hadid dhe familja e saj thuhet se kanë marrë kërcënime me vdekje pasi kanë ndarë mbështetjen e tyre për Palestinën në rrjete sociale.

Modelja gjysmë palestineze, 28 vjeçe, ka qenë e zëshme për mbështetjen e saj për këtë vend ditët e fundit, në mediat sociale, në mes të konfliktit të vazhdueshëm izraelito-palestinez.

Gigi, babai i së cilës është palestinez, u kritikua më pas nga qeveria e Izraelit për postet e saj në mbështetje të popullit palestinez, shkruajnë mediat vendase.

Tani, është pohuar se Gigi dhe familja e saj kanë marrë kërcënime me vdekje për mbështetjen e tyre për Palestinën dhe thuhet se janë detyruar të ndërmarrin veprime.

Gigi dhe familja e saj, duke përfshirë motrën Bella dhe prindërit Yolanda dhe Mohamed, të gjithë u është dashur të ndryshojnë numrat e tyre të telefonit mes kërcënimeve.

Thuhet se familja ka marrë kërcënime të tmerrshme përmes e-mailit, rrjeteve sociale dhe telefonave të tyre, pasi numrat e tyre raportohet se u zbuluan në internet.

Është pohuar gjithashtu se zhvilluesi i pasurive të paluajtshme Mohamed po konsideron të shkojë në FBI për valën e kërcënimeve me vdekje.
Që kur organizata terroriste Hamas, e cila në një kohë u zgjodh në mënyrë demokratike nga populli palestinez për të udhëhequr Gazën, sulmoi Izraelin më 7 tetor, numri i të vdekurve është rritur nga të dyja anët në 4,000.

Izraeli që atëherë ka nisur sulme hakmarrëse në Rripin e Gazës dhe ka ndërprerë energjinë elektrike në zonë, e cila është shtëpia e mbi dy milionë palestinezëve, duke nxitur frikën se popullsia e varfër do të zhytet në mjerim të mëtejshëm.

Gigi shprehu mbështetjen e saj për popullin palestinez gjatë fundjavës, teksa postoi një grafik në “Instagram” për konfliktin e fundit.

“Nuk ka asgjë çifute në trajtimin e palestinezëve nga qeveria izraelite . Dënimi i qeverisë izraelite nuk është antisemitik dhe mbështetja e palestinezëve nuk është mbështetje për Hamasin”, thuhej në postimin e modeles.

Babai i saj, Mohamed gjithashtu ndau të njëjtin postim në rrjetin e tij në “Instagram”, së bashku me mbishkrimin: “Kaq e thjeshtë”.